Fluturimi Tirane – Pisa
Nisja nga Tirana ne 17:20. Mbërritja ne Pisa ne 19:10 .
Fluturimi Pisa – Tirane
Nisja nga Pisa ne 19:45. Mbërritja në Tirane ne 21:25
Hotelet per kete udhetim:
Nisja nga Tirana me avion ne 17:20. Mberritja ne aeroportin e Pises ne 19:10, dhe nisja per ne Firenze. Akomodim ne hotel ne Firence (Hotel La Fortezza).
Pas mengjesit ne hotel, do te fillojme viziten e qytetit te Firences. Kompleksin e Katedrales: Katedralja e Firences, e njohur si Santa Maria del Fiore, është një kryevepër e arkitekturës gotike dhe Rilindjes Italiane. E ndërtuar në shekullin e 13-të, ajo shquhet për kupolën madhështore të projektuar nga Filippo Brunelleschi, një mrekulli inxhinierike. Piazza della Signoria: Piazza della Signoria është zemra historike dhe politike e Firences, e rrethuar nga ndërtesa madhështore si Pallati Vecchio dhe Loggia dei Lanzi. Sheshi është një muze në qiell të hapur, i zbukuruar me skulptura ikonike si "David-i" i Michelangelos (kopje) dhe "Herakliu" i Bandinellit. Ajo është një vend simbol i pushtetit dhe artit, duke reflektuar lavdinë e Rilindjes Italiane. Ponte Vechio: Ponte Vecchio, ura më e vjetër e Firences, është një ikonë historike dhe artistike e qytetit. Ndërtuar në shekullin e 14-të mbi lumin Arno, ajo është e famshme për dyqanet e vogla tradicionale, kryesisht argjendari dhe artizanale. Ura ruan atmosferën mesjetare dhe është një nga simbolet më romantike të Firences. Pallatin Pitti: Pallati Pitti është një rezidencë madhështore në Firence, dikur shtëpi e familjeve të fuqishme si Medici. I ndërtuar në shekullin e 15-të, ai përmban një koleksion të pasur arti, duke përfshirë veprat e Rafaelit dhe Titianit. Oborri mbresëlënës dhe Kopshtet Boboli prapa pallatit janë një shembull i shkëlqyer i peizazhit të Rilindjes. Pallati simbolizon luksin dhe fuqinë e aristokracisë florentine. Dreka e lire. Mbasdite kush deshiron mund te vizitoje muzeun e famshem Ufizzi (me rezervim paraprak perpara nisjes). Akomodimi ne Firenze.
Pas mengjesit ne hotel, ne oren 08:30 do te behet nisja me autobus per ne San Gimignano, Qyteti i Kullave te bukura ndodhet ne Toskana, 56km ne jug te Firences. Ai sherbeu si pike lidhje e rendesishme per pelegrinet qe udhetonin drejt ose nga Roma ne rrugen Francigena. Familjet patriciane qe kontrollonin qytetin ndertuan afro 72 shtepi-kulla (disa te larta deri ne 50m) si simbole te pasurise dhe fuqise se tyre. Edhe pse vetem 14 kane mbijetuar, San gimigniano ka ruajtur atmosferen dhe pamjen e tij Feudale. Qyteti gjithashtu ka disa kryevepra te artit Italian te shekullit 14-15. Brenda mureve te qytetit ndertesat e ruajtura mire perfshijne shembuj te arkitektures romake dhe asaj gotike, me ndertesat mbreslenese laike dhe kishat. Ky qytet eshte gjithashtu I njohur per shafranin, Proshuten e Arte, dhe veren e tij te bardhe, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji I vjeter I rrushit Vernaccia I cili rritet ne kodrinat ranore te zones. Pas vizites ne qytetin e San Gimignanos do te do te vazhdojme me vizite ne Siena. Qendra historike e Sienes eshte deklaruar nje trashegimi boterore nga UNESCO, dhe eshte nje nga vendet turistike me te vizituara. Siena eshte e njohur per kuzhinen e saj, artin, muzete, peisazhet mesjetare te qytetit dhe Palio-n, nje gare me kuaj qe behet dy here ne vit. Nje nga vendet per tu pare ne Siena eshte dhe Palazzo Pubblico, i cili eshte nje pallat qe daton ne vitin 1287 dhe u ndertua si nje shtepi per qeverine republikane te qytetit. Nje tjeter atraksion turistik eshte Piazza del Campo, nje nga sheshet mesjetare me te bukura te Europes, ne formen e nje guacke i cili ka shume monumente qe e rrethojne. Midis tyre eshte edhe Torra del Mangia, e cila ishte nje nga kullat laike me te gjata ne Italine mesjetare. Mbasdite do te behet kthimi me autobus ne hotel. Akomodimi ne Firenze.
Ne oren 08:00 do te behet nisja per ne Piza bashke me bagazhet. Para se te arrijme ne Pisa do te keni 3 ore te lira per te bere shopping, dhe me pas do te vazhdojme me viziten. Pisa eshte kryeqyteti I provinces se Pises. Megjithese Pisa eshte I njohur per kullen e saj qe anohet, ky qytet perfshin me shume se 20 kisha te tjera, disa vende mesjetare, dhe ura te ndryshme. Ne kete qytet ndodhet gjithashtu dhe Universiteti i Pises, i cili ka nje histori qe prej shek.12. Ne oren 17:15 do te behet nisja nga Pisa per ne Areoport. Fluturimi nga Pisa ne Tirane ne 19:45 dhe mberritja ne Tirane ne 21.25.
• Fluturimi me avion vajtje-ardhje. Bagazhi i perfshire cante shpine 20x30x40 cm • 3 nete akomodim me mengjes ne hotel ne Firence ne qender • Transfertat aeroport / hotel / aeroport • Shetitjet me autobus sipas programit • Shoqërues Shqiptar nga agjensia
• Shpenzime personale • Drekat • Hyrjet qe nuk përmenden në program • Bakshish per guiden dhe shoferin (rreth 5 euro/person/dite)
WhatsApp us